Ka zgjatur vetëm dy orë arratia e 24-vjeçarit që u arratis nga Gjykata e Apelit e Gjirokastrës. Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Saimir Ahmeti në zonën muzeale, ku dhe ishte fshehur.
I burgosuri shpëtoi nga duart e policisë rreth orës 12:00, pak minuta para se të niste procesi gjyqësor ndaj tij,
Saimir Ahmeti ishte arrestuar për llogari të komisariatit të Sarandës dhe kishte apeluar masën e sigurisë.
Para se të futej në gjyq mësohet se ka kërkuar që të shkonte në tualet dhe u ka kërkuar rojeve t'i hiqnin prangat.
24 vjeçari i cili akuzohej për përndjekje të bashkëshortes së tij ka përfituar duke u arratisur për t'u kapur më pas sërish nga policia.





