Britney Spears e ka përshkruar përfundimin e një marrëveshjeje ligjore që lejonte të atin të kontrollonte shumë aspekte të jetës së saj për 13 vjet si “ditën më të mirë të jetës”. “Mendoj se do të qaj”,- u tha ajo 35 milionë ndjekësve të saj në Instagram.
Një gjykatës në Los Anxhelos të premten i dha fund betejës ligjore me të atin duke i hequr kujdestarinë e shumë përfolur atij.
Fansat ishin mbledhur jashtë gjykatës së Los Anxhelos për të mbështetur Spears, e cila e kishte përshkruar kujdestarinë si abuzive.
Babai i saj Jamie më herët tha se ishte “e nevojshme”, por ra dakord se ishte koha që ajo “të rimarrë kontrollin e jetës së saj”.
“Jeta e saj ishte në rrëmujë dhe ajo ishte në shqetësim fizik, emocional, mendor dhe financiar,”– thanë avokatët që përfaqësonin Jamie Spears në dosjet e mëparshme gjyqësore.
Babai i saj kishte fuqi mbi financat e saj dhe vendimet e karrierës, plus çështje të mëdha personale, të tilla si vizitat e saj me djemtë e saj adoleshentë dhe nëse ajo mund të rimartohej.