Invalidët e Elbasanit kanë mbyllur grevën e urisë që nisën dy ditë më parë.
Shkak i ndërprerjes së grevës është bërë mbërritja e zëvndës ministres së Shëndetësisë e cila i ka takuar grevistët në ambientin ku ata po qëndronin, duke i premtuar zgjidhjen e menjëhershme të situatës brenda ditëve të fundit të këtij viti.
Invalidëve u është premtuar kthimi i të gjitha parave të refuzuara ndërkohë që u janë krijuar dhe lehtësira të tjera. Është vendosur krijimi i grupeve të posaçme të kontrollit mjekësor që do të shkojnë të bëjnë kontrollet e nevojshme në banesat e invalidëve të prekur nga ndryshimet e fundit të cilat janë justifikuar me ekzitencën e nje VKM-je që su bë transparente asnjëherë.
Invalidët kanë dalë nga ambienti ku po zhvillonin grevën dhe janë kthyer në banesat e tyre për të pritur pritur realizimin e premtimeve për ndryshim.