Më në fund një është zgjidhur një nga çështjet më të debatuara në media lidhur me çiftin Shkëlzen dhe Sadije Berisha.

Për më shumë se 4 vjet, Sadije akuzoi publikisht ish-burrin e saj se nuk i kishte kthyer kalin ashtu si i kishte premtuar se do ia kthente pasi t’i vaksinonte dhe të pajiseshin me pasaportë.

Por pas debateve duket se Sadija ka fituar të drejtën për të mbajtur kalin e saj. “Meri është rikthyer”, shkruan Sadija krah fotove të publikuara në Facebookun e saj. Sadija ka kaluar ditë të vështira për ndarjen nga kali. 

Gjithashtu pas ndarjes pjesë e luftës mes tyre kanë  qenë dhe disa mace të cilat janë në kujdestari të Armina Mevlanit, partneres së re të Shkëlzen Berishes.