Çifti i njohur në muzikë i viteve ’90-të, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, i kanë dhënë fund martesës në mënyrë aspak të zakontë, 25 vite pasi u bënë të famshëm në publik për romancën e tyre.

Ai, një kijues muzike, dhe ajo ekonomistja që u afirmua si këngëtare me koncertin recital të parë në Shqipëri, ishin ndër të paktat çifte të asaj kohe, që e zbuluan historinë e tyre para kamerave, gjatë një realizimi filmik të transmetuar në ekranin e RTSH-së. Tashmë prindër të dy fëmijëve, Erës dhe Drinit, ata i kanë dhënë fund kësaj historie të gjatë mes artistësh.

Në lidhje me lajmet e ndarjes, asnjëri s’ka folur publikisht, por Mira ka zgjedhur të flasë me nënkuptime. Një “InstaStory” në profilin e Mira Konçit ishte një kunjë e vërtetë, pasi të gjithë po mendojnë se ia ka drejtuar Shpëtim Saraçit.

“Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, shkruhet në shprehjen që ka shpërndarë ajo.