28korrik 2015 – Rreth 70 shqiptarë do të fluturojnë pasditen e nesërme nga aerporti i Kassel për të përfunduar aventurën në Gjermani. Pas shumë deklaratash se shteti gjerman nuk pranon kërkesa për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse nuk janë vende me rrezik, nis kthimi masiv.
Nesër me një fluturim çarter do të vijnë 70 persona, të ikur muajt e fundit familjarisht apo si individ. Pas tyre mësohet se do të vazhdojë kthimi. Autoritetet gjermane thonë se janë të interesuar vetëm për kontigjent që kanë arsimin e duhur, kryesisht në inxhinieri e mjekësi.
Shqipëria ka numrin më të lartë të azilkërkuesve në Gjermani, pas Sirisë, shtet ky në gjendje lufte civile.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





