Ka marrë fund pengmarrja e avionit egjiptian. Mediat ndërkombëtare raportojnë se të gjithë pasagjerët janë liruar.
Avioni i linjës ajrore Egyptair i nisur nga Aleksandria me destinacion Kajron, u rrëmbye mëngjesin e sotëm nga profesori i Veterinarisë në Universitetin e Aleksandrisë, Ibrahim Samaha.
Sipas mediave të ndryshme të huaj, thuhet se pengmarrësi ka kërkuar një takim me ish-bashkëshorten e tij qipriote, dhe gjithashtu ka spekulime se ai kërkon azil.
Zyrtarët egjiptianë pritet të mbajnë një konferencë për shtyp mbi këtë ngjarje, ndërkohë presidenti i Qipros Nicos Anastasiades ka pohuar se nuk ka të bëjë me terrorizmin.