Pas 11 vitesh publikim, me 610 numra revista “ZOO”, jep lajmin se do të mbyllet. Për numrin e fundit të saj ka zgjedhur një kopertinë ku shihen 6 modele me të brendshme të cilat “fusin në dhe” një arkivol që ka sipër reçipeta të kuqe.

Rosie Jones, Daisy Watts, Leah Francis, Holly Peers, Beth Lily dhe Sabine i japin lamtumirën e fundit revistës që dikur shiste rreth 260 mijë kopje në javë në Mbretërinë e Bashkuar.

Revista, që gjithmonë ka pasur në vëmendje gjoksin e femrave, e quante veten të specializuar për vajzat, lojërat, sportet, filmat dhe gjërat që bëjnë për të qeshur.

“ZOO” e njoftoi pezullimin e publikimit të saj pasi vitet e fundit shitjet kanë pasur një rënie drastike. Në gjysmën e dytë të vitit 2014 revista shiti 32 449 kopje në javë, 88% më pak sesa në ditët e kulmit.