Jonida Vokshi festoi 33- vjetorin pak ditë më parë në Londër, në shoqërinë e një mikeshe, ndërkohë që mori shumë urime nga të afërmit dhe ndjekësit në “Instagram”.

“Ma keni mbushur shpirtin plot me urimet tuaja. Jam me fat!” ishte mbishkrimi, me të cilin Jonida shoqëroi foton ku shfaqej e lumtur në rrugët e Londrës. I vetmi që nuk e uroi për këtë ditëlindje ishte Sardi Shehu, i konfirmuar si i dashuri i saj prej disa muajsh.

Dj. Sardi mungon ndërkohë te lista e miqve të Jonidës në “Instagram” dhe e kundërta, që do të thotë se ata tashmë kanë fshirë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, duke i dhënë fund historisë së tyre të shkurtër. Po ashtu, miq të tyre të afërt, që ishin dëshmitarë të lidhjes së ngushtë të çiftit, kanë treguar se Jonida nuk e shoqëron më Sardin në netët e tij ku luan në club-et e njohur të Tiranës.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur konkretisht, por xhelozia është bërë shkak për konfliktet mes tyre, duke qenë se Sardi është shumë i lakmuar nga vajzat në jetën e natës. Jonida festoi ditëlindjen disa javë pas Sardit, i cili bëri 31 vjeç, dhe me një status e konsideroi moshën thjesht një numër, pasi ndihet ende si fëmijë.

Kujtojmë, që pak muaj më parë mediat zbuluan se Jonida Vokshi dhe Sardi Shehu kishin zyrtarizuar me fejesë lidhjen e tyre brenda një kohe shumë të shkurtër. Aktorja dhe prezantuesja Jonida Vokshi u fotografua në premierën e filmit “Lorik” e pashoqëruar nga ai, por të pranishmëve nuk u shpëtoi një detaj i rëndësishëm, pikërisht një unazë fejese në dorën e Jonidës.

Mesa duket, zyrtarizimi i lidhjes e shpjegonte edhe faktin që ata dilnin hapur si çift, pasi shiheshin gjithmonë e më shumë bashkë nëpër Tiranë. Miqtë e tyre flisnin për një histori shumë romantike dhe të bukur mes tyre, të cilën ata nuk e fshihnin aspak. Përveç përkëdheljeve në publik, ata shkëmbenin dhe mesazhe të bukura në fotot e njëri-tjetrit në “Instagram”, komente që tashmë mungojnë.

Nuk dihet ku u njohën ekzaktësisht, por thuhej se Jonida ishte fanse e muzikës që Sardi luan në jetën e natës dhe në një nga clubet, ku ai është rezident fundjavave, janë takuar privatisht. Ata nisën të shoqërohen vetëm pak ditë pasi Sardi u komentua për ndarjen nga balerina e “Klan”-it, Jora Hodo, të cilën e njohu gjatë spektaklit “Dance with me”.