Policia e Elbasanit ka arrestuar një 44-vjeçar pasi ka mbajtur peng për 4 orë dy të rinj, për të cilët pretendonte se i kishin hyrë në ullishte dhe ia kishin dëmtuar. Dy të rinjtë u lanë të lirë vetëm pasi i dhanë 44-vjeçarit 5 mijë lekë.
Personi që qëndron prapa kësaj historie është Ali Bardhi, banues në fshatin Godolesh të Elbasanit, i cili dyshohet të ketë mbajtur peng për rreth katër orë shtetasit A.Ç. 21 vjeç dhe E.H. 16 vjeç, të dy banues në të njëjtin fshat.
“Më pas, dy shtetasit A.Ç dhe E.H. janë lënë të lirë nga Ali Bardhi, pasi është paguar një sasi prej 5000 lekësh (të rinj) nga familjarët e dy shtetasve”, njofton policia e Elbasanit.