Edhe pse në moshën 79-vjeçare, ai sërish ka marrë një ftesë për kryerjen e shërbimit ushtarak. Bëhet fjalë për Emin Sarikaya nga qytetit turk Kayser, i cili për të tretën herë merr këtë thirrje.
Sipas Anadolu Agency, i moshuari pohoi se shërbimin ushtarak e kreu në periudhën mes viteve 1957 dhe 1959 në qytetin turk Erzurum, kur shërbimi ushtarak në Turqi ishte dy vite.
Edhe pse ka më shumë se një gjysmë shekulli që ka përfunduar këtë detyrë, ai vetëm para dy vitesh merr një njoftim i cili e rikujton se ka evituar shërbimin ushtarak, dhe se është i obliguar të paraqitet për të përmbushur këtë detyrë.