Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje me incerencatorët.

Rama shkruan në Twitter se Basha vazhdon të ngatërrojë investimin privat me atë shtetëror me 29€ për ton.

Kreu i qeverisë thotë se opozita merret me nënën e tij të vdekur por sipas tij, do apo nuk do kryetari i PD-së, Shqipëria do të pastrohet nga plehrat.

“Sipas Lulëzimit nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat! Vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin për të njëjtën gjë! Çfarë mjerimi ky debat absurd.

Merren me nënën time të ndjerë dhe shajnë si të dehur, e kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët duke ua bërë të bardhën të zezë me balonat tabake e tauke që i nxjerrin nëpër dyert e fushave sanitare sa në Sharrë e sa në Fier, për të recituar vjershat e mjerimit që në fakt e mishêrojnë!

Duan s’duan Lulëzimi dhe balonat e tij Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora e me radhë nuk do të kthehen tek malet e plehrave të Saliut e të partisë që ka program rrënimin e rrëmujën në çdo fushë të jetës shqiptare”, shkruan Rama.