5 tetor 2015 – Dy djem nga Tirana godasin një vajzë 20 vjeçe dhe e marrin me dhunë, pasi njëri prej tyre pretendonte se e kishte pasur të dashur.
Ngjarja është regjistruar ditën e diel në lagjen nr.6 të Durrësit dhe protagonistët e saj janë tre të rinj nga kryeqyteti.
"Kristi Dako, 21 vjeç në bashkëpunim me 22-vjeçarin A.H., kanë goditur dhe kanë marrë me forcë në makinë shtetasen K.A. 20 vjeçe, banuese në Tiranë, me pretendimin se Kristi Dako e ka pasur më parë të dashur", sqaron policia.
20-vjeçarja shpëtoi dhe aktualisht ndodhet në banesën e saj, ndërsa 21-vjeçari Kristi Dako u arrestua.
Ndërkohë është bërë shpallja në kërkim e të riut tjetër, shtetasit A.H. dhe po punohet për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
/S.L. portali DurresLajm/





