Miratohet mbrojtja për prokurorin Ridvan Sukaj, i cili është marrë me hetimin e dosjes së Çapjat e Elbasanit. Prokurori është marrë në mbrojtje pas kërkesës së tij, ku ka deklaruar se ndihej i kërcënuar, për jetën e tij dhe të familjes.

Sukaj ishte ai që urdhëroi arrestimin e 53-vjeçarit Ardian Çapja, i cili cilësohet si një nga personat më me ndikim dhe lidhje të fuqishme në qytetin e Elbasanit, si dhe dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Pas atij momenti prokurori i është drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë për një kërkesë për mbrojtje fizike.

Kujtojmë që krahas vendimit për arrestimin e Ardjan Çapjas, prokurori shpalli në kërkim edhe Florenc Çapjan.