18gusht 2015 – Një ngjarje e rëndë ndodhi në Fier, në lagjen “Kastriot”, kur dy persona morën peng babanë me dy djemtë e tij, duke i dhunuar rëndë.

Policia e Fierit tha se u arrestua në flagrancë një prej autorëve, Eduart Krasniqi, 36 vjeç, i cili bashkë me një tjetër person, kanë rrëmbyer dhe futur në makinë tre pengjet. M.S., 60 vjeç, O.S. 26 vjeç dhe D.S., 23 vjeç nga Pishporo e Fierit janë goditur me sende të forta në kokë e trup, duke mbetur të plagosur rëndë.

Pasi i kanë lënë të lirë, tre të lënduarit u gjetën nga kalimtarë të rastit. Mësohet se djali i madh, 26 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia nuk ka dhënë ende shkaqet e konfliktit të gjakosur, por pritet që detajet të mësohen pas marrjes në pyetje të të plagosurve dhe autorit të arrestuar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/