D.Çela është identiteti i të riut që u mor peng pak çaste më parë tek Rruga e Dibrës në Tiranë, pranë farmacisë 10. Burime të policisë thanë se tre persona dhunuan e më pas morën peng në makinën e tyre BMW X5 të riun.
Nuk ka të dhëna mbi shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë të ndodhur në një ditë feste si kjo e sotmja. Paraprakisht dyshohet se janë konfliktuar për makinat.