Vjehrra e kreut të Formula 1, Bernie Eccelestone raportohet se është marrë peng dhe për lirimin e saj kërkohet plot 36.5 milionë euro. Aparecida Schunck, 67-vjeç, nëna e bashkëshortes së Ecclestonet, Fabiana Flosi, është marrë peng në Sao Paulo të Brazilit duke detyruar bosin e Formula 1 të bëjë këtë shpenzim marramendës. Aktualisht policia dhe autoritetet lokale po punojnë për të arrestuar pengmarrësit. Kujtojmë këtu faktin se 85-vjeçari është njeriu më i fuqishëm në sport dhe pasuria e tij përllogaritet në rreth 3.1 miliardë dollarë.