Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që zgjedhjet për kryetarin e bashkisë Rrogozhinë të përsëriten më 23 korrik.
Në garë do të jenë sërish Edison Memolla i PS dhe Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë”.
Ky vendim u dha pasi Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit.
“KQZ shpalli të pavlefshme zgjedhjet për bashkinë e Rrogozhinës dhe vendosi përsëritjen e tyre.”
Po ashtu në seancën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, i propozuar nga PS pasi Kolegji Zgjedhor dhe KAS rrëzuan ankimimet e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe kandidati Lefter Maliqi.