Komisioni i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve të opozitës.
Sipas njoftimit Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhi janë përjashtuar me 10 ditë.
Ndërkohë me 3 ditë është përjashtuar deputeti Saimir Korreshi. Sakaq mësohet se ndaj Lefter Gështenjës nuk është marrë masë disiplinore.
Kujtojmë se përjashtimi i tyre erdhi pas përplasjebve fizike dhe tensionit që u krijua gjatë seancës të ditës së djeshme e cila nuk zgjati as një orë.
Gjatë kësaj seance, deputeti Bledion Nallbati pengoi kolegun e PS-së Vullnet Sinaj të fliste e më pas tentoi ta grushtojë. Në këtë situatë deputetët e opozitës kanë vazhduan të krijojnë kaos dhe rrëmujë, gjë që ka vazhduar edhe ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Etikës.