Në një artikull që po qarkullon prej ditës së djeshme në mediet rozë dhe portalet online, bazuar në një shkrim të gazetës “Express”, zbulohej mosha e moderatores së njohur Rudina Magjistari, që thuhej se ishte 44 vjeçe. Por ja që e vërteta nuk qenka kështu.

Vetë moderatorja i është kundërpërgjigjur me mirësjellje gazetës “Express” duke deklaruar se nuk është 44 vjeçe dhe të mos ia shtojnë vitet kot. Pra, është më e re se kaq. Por sa? Rudina nuk na e zbulon, por thotë vetëm që është në paqe me vitet e saj.

Me vjen keq @gazetaexpress , me gjithe simpatine qe kam, por informacioni eshte i pasakte. Mos mi shtoni vitet kot, edhe pse me moshen time kam qene gjithmone ne paqe  Dhe mos e besoni Wikipedian per çdo gje. Edhe portalet jane me te besueshme se ajo”, shkruan ajo në “Instragram”.

Megjithëse nuk arritëm dot ta mësojmë moshën e saj të saktë, tek të 40-tat e dinë të gjithë që është, pasi ka mbi dy dekada në televizion. Pra mund të bëhet fjalë për një shtesë fare të vogël vitesh…

E pavarësisht qëndrimit në paqe me vitet e saj, Rudina sërish mbetet e kompleksuar nga të bërit publik të tyre, ashtu si shumë personazhe të tjerë të showbiz-it shqiptar.