Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur para qytetarëve në nisje të protestës. Basha tha se dhuna nuk vjen nga opozita, por nga qeveria. Basha tha se qeveria Rama vetëm dhunë iu ka ofruar qytetarëve.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Për Shqipërinë si gjithë Europa. Rama Ik! Një protestë e jashtëzakonshme. Duam garancinë për jetën e çdo qytetari, votën e lirë. Kryeministri dhe qeveria ilegjitime i dalë me votë nga krimi i organizuar u përgjigj me dhunë barbare, me rrahje, me gaz lotsjellës, me gaz helmues.Për plagët që i ka hapur këtij vendi, përgjigja e vetme e Ramës ishte dhuna. Ky është parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, kryeministër ilegjitim. Dhunë për fëmijët e Bregut të Lumit, dhunë ndaj prindërve. Dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Edi Rama. Ne refuzojmë dhunën e qeverisë së ardhur me dhunë. Do i përgjigjemi me idealet e bashkimit dhe Europës, me fuqinë e shpresës së ka lindur. Se shuan dot as shiu, as dhuna barbare e Edi Ramës.