Me fundin e nëntorit vjen edhe periudha më e bukur e vitit, festat e dhjetorit.

Në kohë rekord, VIP-at shqiptarë dekorojnë ambientet dhe postojnë foto magjike me familjarët e tyre.

Xhensila Myrtezaj, këngëtarja shumë  e dashur për shqiptarët është ndër të parat që ka çelur siparin e fotove për festat e fundvitit dhe pamjet janë vërtet magjike.

Por ajo që ka fiksuar më së shumti ndjekësit e saj, është poza e Xhensilës dhe barku që duket i rrumbullakosur pak, gjë e cila ka bërë që të shpërthejnë komentet për një shtatzëni të mundshme.

Xhensila dhe Besi janë prindër të Ajkës, dhe gjithmonë kanë shprehur dëshirën për një fëmijë tjetër.

Nuk ka ende një reagim nga këngëtarja, por pozat në foto lënë shumë dyshime për një lajm të ëmbë nga familja Kallaku.