Mes të shtruarve në spitalin COVID 1 dhe COVID 3 janë dy mosha të reja, një 17-vjeçar dhe një 27-vjeçar, ky i fundit me dy doza Pfizer.
Në një prononcim për “News24”, daja i 17-vjeçarit tha se nipi i tij ishte trajtuar për 4 ditë në shtëpi, dhe pasi u pa se temperatura nuk i zbriste, e kishin dërguar në spital. Sipas dajës, gjendja e adoleshentit paraqitet e stabilizuar.
“Kam nipin të shtruar. Tani mbush 18 vjeç. Është në gjendje të mirë, të stabilizuar. Djali ishte 4 ditë në shtëpi, e pamë që nuk ishte mirë dhe e sollëm në urgjencë. Djali s’ka asnjë sëmundje. I rrinte temperatura e lartë, 39-40. Tani është stabilizuar, të shohim”, tha daja.