Të varfërit në këtë vend po bëhen çdo ditë e më të varfër, pasi kanë mbetur jashtë vëmendjes së shetit. Ata që nuk kanë asgjë e as nuk përfitojnë nga shteti i kalojnë vitet e jetës në mjerim të plotë. I tillë është rasti i dy pensionistëve të vetmuar, që jetojnë nën një çati e cila rrezikon shembjen.

Fiqiri dhe Xhevrije Maloku janë nga fshati Larushk i Fushë-Krujës, dhe gjendja e tyre shëndetësore është mjaft e rëndë, ndërsa pensioni i tyre nuk u mjafton për ilaçet.

Xhevrija prej pesë vitesh ndodhet e shtrirë nga paraliza, gjithashtu dhe bashkëshorti i saj, Fiqiru vuan nga disa sëmundje, por ai përpiqet t’i shërbejë aq sa mundet gruas së tij.

Të moshuarve iu është premtuar nga vendoret se do t’iu jepet ndihmë për kushtet e vështira, por ende asnjë reagim, ndaj ata apelojnë strukturave.

Madje apeli i drejtohet dhe kryeministrit të vendit, nisur dhe nga bindjet politike të pandryshuara prej 25 vitesh si socialist. Ai shpreson se institucionet do t’iu ndodhen pranë për të dalë nga gjendja e vështirë në të cilën po jetojnë.

K.H.