Një biznesmen nga Durrësi po ndihmon këto ditë me produktet e ndërmarrjes së tij, qytetarët afganë që janë vendosur në një nga hotelet në jug të qytetit bregdetar.
Ing. Nazif Tivari, përpunues i qumështit për disa ditë radhazi ka dërguar pranë grupit të afganëve sasi të ndryshme kosi dhe mozzarella dhe i ka shpërndarë ato.
Në bashkëpunim me koordinatoren e grupit, ing Tivari ka biseduar më pas edhe me disa fëmijë dhe qytetarë afganë, që u larguan nga Kabuli për shkak të luftës dhe gjetën strehim në vendin tonë.
“Mendoj se është një akt solidariteti, njëlloj sic kemi bërë edhe në rastin e termetit apo të përmbytjeve në vend – tha Nazif Tivari.
Inxhinieri i njohur teknolog , në një status në rrjete sociale. bën apel që të gjithë të dhurojnë sa kanë mundësi.
“I bëj thirrje të gjithëve të bëhemi solidar dhe të ndihmojmë me sadopak kemi mundësi”,- shkruan ing. Tivari.
Fotografi Griseld Hoxha sjell një seri me foto nga takimet e solidaritetit në hotel “Prestige”.