Në klasën e 15-vjeçarit Erion Boba në gjimnazin “Dom Nikoll Kaçorri” në Durrës, shokët e tij kanë lënë sot një mesazh në dërrasën e zezë, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

Krahas portretit të vizatuar të Erionit, nxënësit kanë shkruar vargje që tregojnë boshllëkun e papërshkrueshëm që ndjejnë, duke e kujtuar si djalin e qeshur dhe gazmor që nuk do të zëvendësohet kurrë.

Klasa ku ai ulej çdo ditë sot është e heshtur, dhe mesazhi në dërrasë është mënyra e tyre për t’i thënë lamtumirën mikut që nuk do të rikthehet më, por që mbetet “përjetësisht në zemrat tona”.