Banorët e Dubai morën mëngjesin e së premtes një mesazh paralajmërues në telefonat e tyre celularë nga Ministria e Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku u kërkohej të strehoheshin menjëherë për shkak të kërcënimeve të mundshme me raketa.
Sipas njoftimit zyrtar të dërguar përmes sistemit të emergjencës, qytetarët u këshilluan të kërkonin strehim në ndërtesën më të afërt të sigurt dhe të shmangnin qëndrimin pranë dritareve, dyerve dhe hapësirave të hapura.
“Për shkak të situatës aktuale dhe kërcënimeve të mundshme nga raketat, kërkoni menjëherë strehim në ndërtesën më të afërt të sigurt dhe qëndroni larg dritareve, dyerve dhe zonave të hapura”, thuhej në mesazhin paralajmërues.
Alarmi është shpërndarë nga autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe në një moment tensioni të shtuar në rajonin e Lindjes së Mesme, duke ngritur shqetësime për sigurinë në një nga qytetet më të mëdha dhe më të vizituara të rajonit.





