Mario Baloteli është vënë sërish në qendër të mediave rozë, kësaj here për një histori me një modele bombastike të njohur si “pornostarja pa porno”. Sulmuesi i Nisës mësohet se i ka dërguar mesazhe private në “Instagram” modeles gjermane Katja Krasavice.

20-vjeçarja, e cila është e njohur për fotot dhe videot e nxehta që poston vazhdimisht në “Instagram”, i zbuloi mesazhet, por duke u kujdesur që të ruante të fshehtë përmbajtjen e tyre. Bukuroshja e lindur në Lajpcig ka rreth një milion ndjekës në rrjetin social dhe mbi 800 mijë të regjistruar në “YouTube”. Ajo e cilëson veten si “vajza plastike me zemër të vërtetë”.