Intervistoi Metila Dervishi
Jonida Xherri, lindur në vitin 1985, në Durrës. Në 2013 laureohet pranë Akademisë së Arteve të Bukura, Firence, për triennale mbi Artet vizive, vazhdon specializimin ndërmjet Akademisë së Arteve të Bukura të Muenster në Gjermani dhe Firence. Momentalisht jeton në Modika.
Është pjesëmarrëse në ekspozita kombëtare e ndërkombëtare dhe ka bashkëpunuar me muze, galeri, shkolla, shoqata dhe akademi mbi projektet sociale në Shqipëri, Itali, Gjermani, Hungeri, Rio De Janeiro, Rumani dhe Kinë. Ka punuar si bashkëpunëtore didaktike në Akademinë e fFrences. Prej vitesh kërkimi i saj artistik i dedikohet sociales.
Në 2016 ka fituar cmimin “Premio Arte Pollino”, në vitin 2017 ka fituar “Bridge Art//Contemporary Visions la residenza artistica full(Y)_grounding 2017/2018”, më 2018 ka fituar “Artisti in Erba a Smart di Roma”, dhe këtë vit, 2019 fiton “Vimercate ART IN RESIDENCE 2019 residenza d'artista al MUST Museo del Territorio”.
Jonida, ke mbaruar një nga akademitë me të njohura të artit në Firence dhe je e sukseshme në Itali dhe e përzgjedhur si fituese në disa projekte, na trego diçka me shumë mbi to?
Në Akademine në Firence kam studiuar për 6 vite dhe një emocion i bukur ka qenë fitimi i një konkursi për të punuar si bashkëpunëtore didaktike me Akademinë nga dhjetori 2018 deri në shkurt 2019.
Realizimi i një harte, po një harte shpirtërore, nga të erdhi kjo ide?
Në punën time personi dhe ndjenja e kujtdo vjen mbi gjithcka, për këtë realizimi i një harte shpirtërore kërkon të vendos përparësinë mbi personin dhe jo mbi materialen, dhe kërkon të jetë njëkohësisht një thirrje e politikës që bën politikë mbi personin duke i dhënë përparësi materiales.
Çfarë synon me projektin e fundit 'Mirsëseerdhët', në cilën zonë të Italisë po e realizon dhe si po pritet?
Mirëseerdhët është një projekt mbi mikpritjen, unë i dhuroj 10 muaj të jetës time qytetit dhe kujtdo që do të mikpritet dhe kam vendosur ta bëj këtë projekt në Modika (Sicili), sepse Modika është qyteti i parë në Itali, ku unë jam mikpritur.
Projekti është një auto-rezidence 10 mujore juaja dhe cfarë simbolizon?
Po, nga muaji prill 2019 deri në muajin janar të 2020, periudhë dhjete mujore, e cila simbolizon faktin që një emigranti i duhen dhjete vite rezidence e vazhdueshme në Itali për të bërë kërkesen për nënshtetësi, e cila në fund mund të refuzohet ose pranohet.
Dhe unë kam vendosur që përgjigjen e nënshtetësisë ta pres me anë të këtij projekti.
Na zbulo edhe disa gjëra më shumë mbi tapetet që ke vendosur të realizosh vetë ti si pjesë e këtij projekti?
Po, gjatë një periudhe tre-vjecare kam realizuar dhjetë tapete, duke përdorur tekniken e fijeve të gershetosura dhe duke marrë si imazh vizatimet që ka bërë kur kam qenë pese vjece. Tapetet do të ekspozohen nga një në muaj dhe cdo ditë do të mikpresin personat me produkte tipike shqiptare. Tani projekti është në muajin e dytë; në muajin e parë tapeti ishte me figurën e shtëpisë dhe në muajin e dyte tapeti është me figurën e çelësit.
Si është pritur ky projekt?
Projekti është pritur me shumë dashamirësi nga shume persona, por sigurisht janë dhe persona kundër. Për shembull javën e kaluar kam pësuar akte dhune verbale në ambientin tim, si me shprehje rraziste, me kërcënime, deri në dëmtimin e punëve të mia, si gjatë natës ashtu edhe gjatë ditës.
Sigurisht nuk është dicka që më ndalon, për këtë kërkova ndërhyrjen e policisë dhe personi në fjalë erdhi të më kërkoj të falur. Për momentin jam në Vimerkate për rezidencen a artit që kam fituar dhe kur të kthehem në Modika do të konsultohem me një avokat për të vijuar proceduren.
Kafe turke, ëmbëlsira shqiptare, shumë të interesuar na trego diçka më shumë, çfarë po 'kurdis' Jonida me këtë projekt që ka marrë shumë vëmendje?
Ideja e ofrimit të produkteve tipike shqiptare lind nga tradita e mikpritjes shqiptare. Vlerën që ka per ne miku që na vjen në shtëpi, për këtë cdo muaj më nisin produkte nga Shqipëria, të cilat ja ofroj personave që vijnë të më bëjnë vizitë në këtë hapësirë. Vec kësaj një herë në muaj organizoj një darkë shqiptare të ndërthurur me verë siciliane.
Po 'Barka di cioccolato' dhe 'Perla të mikpritjes'?
“Perla të mikpritjes”: është nje qylym i realizuar në mënyrë kolektive, qëndisur me rruza, i përbërë nga 629 kuadrata në madhesine A4, duke ruajtur të njëjtin numër të tavoletave të cokollatave që përbëjnë “Barken e cokollates/ Shenjtor i Modikes”, një tjetër projekt, i cili pas edicionit të pestë është vendosur në San Domeniko, Modika, si një shenjtor simbolik i qytetit. Tapeti është simbol i mikpritjes dhe rruzat shprehin vlerën që mikpritja po humb kohët e fundit.
Tapetin kam filluar ta realizoj në janar të 2019 dhe do të ekspozohet me 28 shtator 2019, në rrugën qendrore në Modika gjatë procesionit të dytë të “Barkes së cokollates/ Shenjtor i Modikes”.
Dy edicionet e para të “Varka e cokollatës/ Shenjtor i Modikes” janë realizuar në Pozalo, e treta në Akademine e Arteve të Bukura, Firence, e katërta në Muzeun Trame Mediterrane te Gibelines, kuruar nga Achille Bonito Oliva dhe e pesta në Modika ku, si kam shkruajtur me sipër do të vazhdoj ritin cdo vit.
Për realizimin e varkës kane bashkëpunuar cdo vit emigrantet afrikan dhe në vitin e pestë bashkëpunimit i janë shtuar dhe shoqata të tjera të zonës me persona me prejardhje të ndryshme.
Ky projekt nxjerr në pah një lidhje të thellë ekonomike, kulturore dhe tradicionale midis Afrikës dhe Sicilisë – kjo e fundit si një pikë arritjeje dhe kalimi për emigrantët e sotshëm.
Duke qenë se më shumë se 70% e kakaos në botë prodhohen në Afrikë dhe për herë të parë ka arritur në Evropë me anije; ende sot vazhdojmë të përfitojmë nga shumë lëndë të para nga Afrika që udhëtojnë në siguri, ndërkohë që qeniet njerëzore shpesh nuk arrijnë në destinacionin e tyre.
Varka është realizuar me 629 tavoleta me çokollata, e frymëzuar nga vizatimi i një fëmije, i barabartë me numrin e emigrantëve që ishin në anijen e parë të ONG, së cilës i është ndaluar hyrja në Itali në qershor 2018, dhe ka 629 kartolina, të pikturuara nga pjesëmarrësit, që dekorojnë paketimin e këtyre tavoletave, duke shndërruar një numër anonim në një imazh ose një fjali, sepse është e papranueshme të konsiderosh jetën njerëzore si numra të zhveshur. Më 28.09.2014, barka simbolikisht u bë "Shënjtori e punës së Modikës" – duke qenë se Modica është një qytet që punon shumë me përpunimin e çokollatës – duke i dhënë jetën një performance / procesioni ku varka e transportuar nga pjesëmarrësit, udhëtoi në rrugën kryesore të Modikes, e shoqëruar nga muzika e tambureve të Muzeut Mediterranee të Gibellinës. Projekti kërkon të rrisë vetëdijen e njerëzve duke kujtuar pasuritë ekonomike dhe kulturore të Afrikës dhe të inkurajojë të kuptuarit e një marrëdhënieje shkëmbimi të frymëzuar nga respekti dhe reciprociteti.
Si ndjehesh në Itali?
Për momentin Italia është vendi ku kam vendosur të jetoj, por jam ndjerë në shtëpi gjithmonë, kudo që kam shkuar.
Nga e merr frymëzimin?
Frymëzimin e marr nga jeta dhe nga cdo person që njoh dhe me dhuron pak nga koha e tij.
Çfarë kujton nga Durrësi?
Në Durrës kam kaluar 22 vite dhe Durrësi është brenda meje gjithmonë.
Kujt i je mirënjohëse për arritjet e tua?
Për gjithcka që kam arritur e kam, mbi të gjitha, falë mamit tim, e cila na ka kushtuar gjithë jetën e saj mua dhe motrës sime, për të na rritur dhe për të realizuar gjithë ëndrrat tona.
Je një njeri me super vullnet, sa kohë të merr arti? Arti është jeta, apo jeta ka edhe art, sa kohë ka Jonida për veten?
Të gjithë kohën time ja dedikoj artit, ajo që bëj më bën të lumtur, për këtë koha që i jap artit është e njëjta kohë që i jap edhe vetes.
Çfarë po synon për vazhdimin?
Të punosh mbi temën sociale dhe të emigrimit shpesh herë përballesh me gjëra të padrejta, të gjitha këto gjëra jam duke i grumbulluar me dokumente të ndryshme dhe (nese arrij) brenda dy vitesh dua të publikoj një libë, ku do të ketë histori të ndryshme, por edhe dokumenta që japin një denoncim social dhe që mendoj herët apo vonë duhet t´i publikoj.
Ndjehesh e vlerësuar në Itali?
Vlera më e madhe për mua janë letrat apo vizatimet që me kanë dhuruar persona nga rezidenca të ndryshme ku kam marrë pjesë, koha e tyre, përqafimet, miqësia dhe falenderimet e tyre, si brenda ashtu edhe jashtë italisë.
Ke menduar të realizosh ndonjë gjë dhe në Shqipëri?
Sigurisht pikësynimi im është që të realizoj projekte edhe në Shqipëri, që të filloj të vij më shpesh, vitet e fundit dëshira për të kaluar periudha më të gjata në Shqipëri bëhet gjithmonë më e madhe.