Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka nderuar figurën e Martin Luther King, por ka dhënë edhe një mesazh për politikën shqiptare.
Në rrjetet sociale, Kim shkruan se Martin Luther King nderohet në të gjithë botën jo vetëm për drejtësi dhe barazi por edhe për refuzimin e dhunës politike.
“Dr. Martin Luther King, Jr. nderohet në SHBA dhe në mbarë botën, jo vetëm për luftën për drejtësi dhe barazi për të gjithë, por edhe për refuzimin e dhunës politike. Le të vazhdojë të na frymëzojë trashëgimia e tij”, shkruan Yuri Kim.





