Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të “detyroren” të ndërmarrin veprime ushtarake ndaj Iranit, edhe pse theksoi se kjo nuk është zgjedhja e tij e parë.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e përdorimit të forcës, Trump u shpreh: “Nuk dua ta bëj, por ndonjëherë duhet”.

Deklarata u bë përpara largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Texas.

Ai shtoi gjithashtu se të premten priten bisedime të tjera lidhur me Iranin, duke sinjalizuar se kanalet diplomatike mbeten të hapura.

Megjithatë, Trump përsëriti vijën e tij të kuqe: Irani “nuk mund të ketë armë bërthamore”.

Deklaratat vijnë në një moment tensioni të shtuar në rajon, ndërsa SHBA ka rritur praninë ushtarake në Lindjen e Mesme.