Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka zgjedhur të japë një tjetër mesazh për drejtësinë këtë të shtunë, duke cituar një gjyqtarë të Gjykatës së Lartë në Shtetet e Bashkuara.

"Etika është të dish dallimin midis asaj që ke të drejtë të bësh dhe asaj që është e drejtë për t’u bërë", shkruhet ndër të tjera në postimin e ambasadës në Facebook.

POSTIMI I PLOTË

"Duke cituar një gjyqtar të Gjykatës së Lartë në Shtetet e Bashkuara, Këshilltari Ligjor Rezident Gjon Juncaj u tha studentëve nga Shkolla e Magjistraturës se “etika është të dish dallimin midis asaj që ke të drejtë të bësh dhe asaj që është e drejtë për t’u bërë". Jeni dakord?",