Një ndër momentet më të rëndësishme në jetë, është martesa me njeriun e zemrës. Një ditë e veçantë, ku gjithësecili mundohet ta ndërtojë atë, në mënyrë sa më të përsosur, duke u kujdesur për detajet më të vogla. Martesat kanë evoluar nga viti në vit, duke realizuar gjëra të reja e padyshim të bukura, të cilat memorizohen në mëndjen e  të gjithëve.

Princeshë Diana ka bërë një gjë të tillë në martesën e saj, duke shënuar inicialet e princ Charles e të saj dhe një zemër mes shkronjave, poshtë këpucëve që do mbante ditën e dasmës.

Këpucët e princeshës Diana kishin një takë të ulët dhe ishin të mbuluara me 132 perla. Ato ishin dizajnuar nga Clive Shilton.