Ndoshta për të ka qenë mesazhi më tronditës që ka marrë ndonjëherë në telefonin e tij, ku babai njoftohet se djali i tij ka vrarë veten.

‘BalkanWeb’ ka publikuar mesazhin që gardisti i Gardës së Republikës, Ariol Mance i ka dërguar babait të tij, pak para se të vriste veten.

“U ndava nga e dashura ndaj po ndahem edhe nga kjo jetë”, kështu shkruhej në mesazhin që 30-vjeçari nga Përmeti i kishte dërguar babait, ku i riu jep edhe arsyen që e ka çuar drejt aktit ekstrem.

Kujtojmë se gardisti u gjet i pajetë në ambientet e Gardës rreth orës 23:00, ndërsa dyshohet se i ka dhënë fund jetën në kushtet e tronditjes psikike.