Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat nga parlamenti, aty ku edhe janë zhvendosur protestuesit.

‘Edvin Kristaq Rama lexoje mirë këtë mesazh. Mësazhi është i qartë. Kur të rrëzosh këta qindra mijëra burra e gra që kanë pushtuar Tiranën atëherë mund të cënosh pluralizmin. Është në mbrojtje të themeleve të kushtetutës që ndërtohet mbi pluralizmin politik. Lexo mesazhin e qytetarëve. Thirrja ime është: Jep dorëheqjen, dëgjo mesazhin e shqiptarëve’,- tha ish-kryeministri Sali Berisha.