Vetëm pak orë pas ndalimit të qarkullimit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka përcjellë mesazhin se edhe një person i vetëm mund ta ndërpresë vargun fatal të infektimit nga COVID-19.
Pikërisht për këtë, thotë Lleshaj, Policia nuk do të tolerojë askënd dhe për asnjë arsye.
Ministri i Brendshëm nënvizon se i vetmi vend për shqiptarët deri të hënën në orën 05:00 është ose në shtëpi, ose në shërbim.
Për një javë rresht Shqipëria do të mbyllet nga ora 13:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Ushtria dhe policia do të jenë në rrugë dhe të gjithë ata që nuk do ta respektojnë këtë fashë orari do të konsiderohen “tradhtarë lufte” dhe do kenë penalitete të rënda.





