Ajo është një nga njerëzit e afërt të ish-ministrit dhe ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi që u nda nga jeta më 20 nëntor të vitit 2013, në një aksident tragjik.
Me një mesazh të ndjerë, Mesila Doda thotë se ka menduar që ikja e tij ishte një keqkuptim dhe se dëgjon më shumë njerëz të thonë “sikur të ishte gjallë”.
“U bënë 5 vite pa ty shok… sa më shumë kohë kalon, aq më shumë dëgjoj njerëz të thonë… sikur të ishte gjallë…
Kam menduar gjithmonë që ikja jote e pakohë ishte keqkuptim, gjithçka do ishte ndryshe e më mirë në këtë botë nëse një njeri si ti do ishte ende…
Paqja e Zotit qoftë me ty Sokol… ne të gjallët luftojmë ende derisa të marrim frymë. Tek e fundit jeta është një betejë pa fund dhe ti i përkisje atij lloji luftëtarësh që betejat e tua i bëje me mendje e zemër… pusho në paqe vlla, kjo botë është kaq ndryshe qysh kur ike ti…”,- shkruan Mesila Doda.





