Ngushëllimeve për vdekjen e parakohshme të ish drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku, i ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, i është bashkuar edhe drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi.

Në mesazhin e ndjerë të postuar në Facebook, Gjuzi kujton periudhën kur së bashku me Cukun kanë përballuar situata të vështira në Durrës dhe Tropojë dhe shpreh tronditjen e tij nga kjo ndarje e parakohshme nga jeta e mikut të tij.

Statusi i plotë i Flamur Gjuzit

SHOKU ,MIKU ,KOLEGU IM ARTAN CUKU 
LAJMI I VDEKJES TENDE ISHTE TRONDITES PER MUA.KEMI PUNUAR E PERBALLUAR BASHKE SHUME SITUATA TE VESHTIRA NE DURRES E TROPOJE.
U PREFSH NE PAQE MIKU IM, ZOTI I DHENTE FORCE FAMILJES PER TE PERBALLUAR IKJEN TENDE

LAMTUMIRE MIKU IM