Milva Ekonomi ka marrë sot zyrtarisht detyrën e re si ministre e Bujqësisë.

Bledi Çuçi i ka dorëzuar Ekonomit çelësat e kësaj ministrie, ndërsa vetë ministrja iu ka premtuar punonjësve se do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i dëgjuar e konsultuar në çdo rast për procese të rëndësishme.

“Gjatë marrjes së detyrës nga Bledi Çuçi, u njoha më në detaje me punët e realizuara, por edhe me ato të planifikuara për vitin që vjen. Me ketë rast i sigurova bashkëpunëtorët e mi, se do te jem gjithmonë e gatshme për t’i dëgjuar e konsultuar në çdo rast për procese të rëndësishme që kanë në fokus rritjen e qëndrueshme të produkteve bujqësore dhe përafrimin me praktikat më të BE, për një Bujqësi Europiane”, shkruan ministrja.