Ndarja nga jeta e gazetares së njohur ka tronditur mbarë opinionin publik. Edhe pse duket sikur kanë kaluar kohë nga ngjarja e kobshme, miqtë e Adela Xhamanit e ndiejnë ende praninë e saj.

Një prej mikeshave më të mira, e cila nuk rresht së shprehuri dhimbjen në rrjetet sociale, është balerina Isida Mollaymeri. Ajo ka publikuar një foto, ku mes reve në qiell është reflektuar një rreze dielli dhe në foto ajo shkruan "Adela".

Ish-banorja e Big Brother u nda nga jeta mëngjesin e 29 tetorit në banesën e saj në Tiranë. Trupi i saj i pajetë u gjend nga policia rreth orës 5 të mëngjesit të së djelës.

Nga raportet e para u raportua se ajo humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak. Ende nuk ka raporte zyrtare, që të hedhin dritë mbi shkakun e kësaj vdekje të papritur.