Deklaratat e kryeministrit Edi Rama fundjavën e shkuar në Sarandë, ku foli “për të zbritur nga Alpet”, që kanë zaptuar pronat në bregdet ka qenë frymëzim për një pankartë që shquante sot në protestën e opozitës përballë Kuvendit.
“Kujdes nga veriorët, nga veriorët do të vijë fundi”, thuhej në pankartë. Deklaratat e kryeministrit i kanë kritikuar edhe përfaqësues të opozitës dhe janë komentuar gjithashtu në mediat sociale.