27 qershor 2015 – Mesazhi i fundit që një baba britanik i la bashkëshortes së tij përpara se të qëllohej me armë zjarri nga terroristët e ISIS-it në Tunizi, ka prekur me mijëra njerëz nëpër botë.
30-vjeçari Matthew James, ishte me të shoqen duke qëndruar në hotelin “Bellevue” në Sousse, kur ekstremistët sulmuan plazhin aty pranë, duke vrarë 37 persona.
Bashkëshortja e tij 26 vjeçe, Saera Wilson, tregoi se si i shoqi mori një plumb për të.
“Unë i detyrohem atij jetën time, sepse ai doli para meje kur filluan të shtënat. Ai ishte i mbuluar me gjak nga të shtënat, por më tha që të largohesha. Ai më tha: ‘Të dua zemër, por vetëm shko dhe thuaju fëmijëve se babi i do shumë ata’.”
Çifti i kishte lënë fëmijët, Tegan 6 vjeç dhe Kaden, 14 muajshe në shtëpi, ndërsa vetë ata kishin udhëtuar për në Tunizi për një pushim dyjavor që u kthye në makth.
Aktualisht, James është duke luftuar për jetën, pasi u qëllua katër herë në stomak, shkruan “Daily Mail”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/