Gazetarja Anila Hoxha ndan dhimbjen e madhe për humbjen e mikes së saj, gazetares Sonila Mesareja, e cila u nda nga jeta sot, pasi humbi betejën me tumorin.
"Mikja ime Sonila
Luftove per jeten prej muajsh me aq vitalitet dhe force. Por vdekja tu qep kemba kembes, te donte ty. Fitoi , te rrembeu. Te shihja tek shuheshe , por asgje skisha ne dore. E shikon – te thashe – po behesh me mire . Je me mire se dje , je me mire se pardje. Mendoja se nga fjala ime do merrje energji, do coheshe ne kembe do vazhdoje perpara , aty ku e le, ate dite kur u diagnostikove me tumor. Te thosha ” sa mire qe je sot” por genjeja veten , jo ty. Sepse as qe doja ta pranoja se ti po ikje . Nuk dua ta pranoj qe ike. Ku shkoi gjithe ajo energji pozitive qe percillje, gjithe ajo force ? Mikja ime e rralle si te te them lamtumire , nuk kam fuqi. Prej kohesh ma kishe lene bosh vendin ku ne te dyja pinim kafe ne gjykate, perpara se secila nga ne te dyja te fillonte punen. Prej kohesh ma kishe lene bosh vendin per kafen e mbasditew, kur mbyllnim diten dhe rrefenim ckishim.humbur e ckishim fituar. Vendi i takimeve tona u bene spitalet . Edhe aty me e forte ishe ti, se sa une qe sa here largohesha shpertheja nw lote. Nuk doje qe te te shikonin ndryshe koleget, ndaj edhe qe diten e pare qe u njoftove per semundjen u shkepute menjehere nga gazetaria, te cilen e doje me shpirt. Sa histori te tuat kam lexuar ne gazete edhe pse para se ti botoje, mi kishe treguar, me ate pasionin tend prej njeriu te mrekullueshem. Deshiroje gjithmone ti ndihmoje njerezit. Tu gjendeshe prane. E kishe ruajtur grimen e miresise me te cilen na krijon Zoti. Sonila Mesareja me ikjen tende, humba nje pjese te shpirtit," shkruan gazetarja Hoxha në postimin e saj prekës në Facebook.





