Pas shtrimit në spital dhe ndërhyrjes kirurgjikale në zemër të kreut të ALUZIN-it Artan Lame, bashkëshortja e tij Mirela Lame, ka një mesazh mjaft prekës për njeriun me të cilin ndau 21 vite të jetës.
Në një postim në Facebook, Mirela shkruan fjalë të ndjera e falënderime për mjekët të cilët asistuan në operacionin e bashkëshortit.
“Përfundimisht njeriu duhet të kapet dhe ta provojë dhe fijen e fundit të shpresës, sepse ku ka shprese ka jetë. Faleminderit Dr. Andit, dr. Bekimit dhe dr. Shpendit, doktorëve duarartë që bënë të rilindtte Tani. Faleminderit Bardhit dhe Stokes që i dhanë ndihmën e parë, faleminderit juve miq që më qëndruat pranë në këto ditë të vështira dhe një falënderim të madh Zotit për fatin që i dha Tanit gjatë gjithë kësaj përshkuarje të vështirë. Tani im i shtrenjtë, kam 21 vjet me ty. Mos kujto se do të të lija të më ikje kështu si pa të keq. Të duhen edhe dhjetëra të tjerë që të shqitesh nga unë. Të kam xhaaaaaaaan!!!”, shkruan Mirela Lame në Facebook.