Pas ndarjes nga jeta të mjekes kirurge dhe ish-deputetes së djathtë Rushen Golemi, përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja e PD-së dhe nismëtarja e krijimit të kësaj force politike në Durrës, Mira Kauri i ka dedikuar asaj fjalë prekëse.

Kauri shkruan se lajmi i hidhur i largimit të Golemit nga jeta, e ka tronditur shumë, ndërsa kthehet pas në kohë, në fillimet e njohjes së tyre.

Statusi i plotë                 

Dr. Rushen Golemi qe fat dhe privilegj per mua qe me mesuat ne hapat e mija te para ne mjeksi dhe fat e privilegj per mua qe qem kolege ne Parlamentin Shqiptar 1992-1996 dhe per miqesine qe na dhurove ne vijim.

Lajmi teper i hidhur per ndarjen nga kjo jete te Dr. Rushen Golemit me tronditi shume. Pamvaresisht Durresit te perbashket, krushqise te familjareve te mi me familjen e bashkeshortit te saje, une per here te pare nga prane e kam njohur Dr. Rushenin kur isha studente ne Fak, Mjeksise, Sa e bukur ishte, Dr, Rusheni qe Kirurgja e Pare Shqiptare. E kujtoj dhe do ta kujtoj gjithmone duke vrapuar ne korridoret e spitalit qendror te Tiranes, duke qene e gateshme, e papertuar te ndihmonte kedo qe kishte nevojen e saje me nje profesionalizem te perkryer, E bukur si drita e diellit dhe me ate perparsen e bardhe si kjo debora sot, ajo hynte ne operacion dhe ne studentet admironim punen e saje te mrekullushme, Ajo nder te tjera bente dhe heqjen e veshkes, nje operacion i veshtire, vetem ne 15 minuta dhe humbje gjaku minimale, Ishte e PERSOSUR ne profesion.

Kaluan vitet dhe fati e solli te ishim sebashku perseri, kete radhe krah me krah per 4 vjet ne Parlamentin shqiptar 1992-1996. Ne ishim vetem 7 gra por ti ishte forca jone. Ne te gjitha tashme te therisnim "Rushka". Te therisnim keshtu se te donim shume fort, Dhe ti ishte per tu dashur fort per zgjuarsine e mencurine tende, per shkathtesine dhe gjallerin tende qe vitet nuk e mposhtnin dot, per forcen qe na trasmetoje ne ato vite te veshtira, Me kujtohen sa udhetime kemi bere bashke Amerike, Austri, Pakistan etj. Ti i zbukuroje udhetimet tona.

"Rushka jone" ti do te jetosh ne zemren dhe mendjen time pergjithmone me dashurine dhe respektin maximal.

Ti do te jetosh ne zemrat dhe mendjet e mijra pacienteve te tu pse me aftesine profesionale exellente, gadishmerine, papertueshmerine tende i ke shpetuar nga kthetrat e vdekjes.

Mirenjohje e thelle per Kirurgen e Pare Shqiptare Dr. Rushen Golemin.

Ngushellime shume te ndjera familjes

R.I.P.