Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme e këngëtarit Ergi Dini në muajin nëntor të vitit të kaluar, si pasojë e një aksidenti me motor ka qenë një nga ngjarjet më të trishta për opinionin publik si dhe tragjike për familjen.
Motra e tij, këngëtarja Barbana Dini nuk kalon qoftë një ditë pa e kujtuar vëllain e saj të ndjerë dhe diçka e tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme, me një dedikim mjaft prekës.
“Nuk e di deri kur do mundem te vazhdoj te bej sikur po jetoj…,”-përfundon statusi i Barbanës shoqëruar me një foto të Ergit.