19 korrik 2014 – Një mesazh në Twitter, i shkruar përpara një muaji, ka nisur të qarkullojë në internet sërish, pasi duket se është një paralajmërim i frikshëm i asaj që ndodhi dy ditë më parë, kur një avion i Malaysia Airlines u rrëzua mbi Ukrainë.

Mesazhi u shkrua më 17 qershor dhe pak a shumë në të thuhet: “Shumë shpejt do të qëllohet një avion i mbushur me euro- turistë të pafajshëm. Ky do jetë rasti për ndërhyrjen e NATO-s. Kështu e shoh unë”.

Mesazhi është shkruar nga një llogari që identifikohet si “Urdhri i Revolucioneve Saranskoj”.

Por ky nuk është i vetmi parashikim për tragjedinë.

Një predikues nigerian, i quajtur TB Joshua, në shkurt të këtij viti u bën thirrje besimtarëve të tij që të luten për Rusinë dhe paralajmëron se ata duhet të kujdesen për hapësirën e tyre ajrore.

Më herët këtë vit, mjeshtri budist Thean Y Nang parashikoi se Malajzia do ketë fat të keq me disa katastrofa natyrore dhe njerëzore.

Ai njihet si njeriu që ka parashikuar edhe 11 Shtatorin dhe tërmetin e vitit 2008 në Sichuan.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/