Banorët në Orange Country, Karolina e Jugut u alarmuan kur programi që po shihnin në televizor u ndërpre nga një mesazh që njoftonte fundin e botës.
Një baner emergjence doli në ekranin e televizorit të tyre, i shoqëruar nga zëri i një burri, që i informonte se fundi i botës ishte pranë, raporton Indipendent.
Zëri i personit te fliste ngjante me Adolf Hitlerin.
Por duket se mesazhi i pazakontë erdhi si pasojë e një defekti që kishte pasur një stacion radioje lokale dhe që kishte prekur më shumë se një stacion televiziv.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse kjo ka ndodhur aksidentalisht, apo është bërë me qëllim.





