“Babai yt ka vdekur. Mos u shqetëso as për funeralin. Kam menduar unë për gjithçka”. Ky ishte mesazhi shokues që mori një vajzë në Facebook nga gruaja e dytë e të atit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Portugali, ku çifti britanik Alyn Pennicoock dhe Louise Kahn ishin shpërngulur prej vitesh.

Çifti thuajse kishte shkëputur marrëdhëniet me dy fëmijët e burrit, nga martesa e tij e parë.

Fëmijët e Alan e morën vesh vdekjen e tij vetëm disa muaj, pasi kishte ndodhur. Sipas Louise, Alan kishte vdekur nga një kancer në kokë dhe ajo e kishte varrosur vetë trupin në kopësht.

Burri nuk ishte paraqitur asnjëherë në spital dhe fqinjët morën vesh vdekjen e tij vetëm disa muaj, pasi ajo kishte ndodhur.

Ata ishin shqetësuar sepse nuk po e shihnin më.

Ndërkohë, fëmijët e Alan nuk ia falin Louise-s faktin se nuk i kishte njoftuar fare që babai i tyre ishte i sëmurë, pa u dhënë kështu shansin ta shihnin për herë të fundit të gjallë.

Policia ka nisur hetimet ndaj gruas, pasi pas vdekjes së burrit ajo nuk ka njoftuar as autoritetet për ndarjen e tij nga jeta.