2 shtator 2015 – ALGJERI-SHQIPËRI 2-0
(14-12, 8-7)
ALGJERI: Guesmia, Akaka, Boudekak, Sharef, Koudia, Loukene, Mebarkia, Derbal, Shik. Trajner: A.Zohir
SHQIPËRI: Zadrima, Lika, A.Jahollari, K.Simoni, Hila, Lala, E.Simoni Xh.Jahollari. Trajner: A.Freski
GJYQTARË: L.Kardone, S.Manuele (Ita)
DELEGATË: G.Bebetsos (Gre), F.Posada (Spa)
Përfaqësuesja e hendbollit të plazhit për meshkuj pësoi humbjen e radhës në Lojërat e Para Mesdhetare që po zhvillohen në Peskara. Skuadra kuqezi u mposht po me rezultatin 2-0 me perioda (14-12, 8- 7) nga Kombëtarja e Algjerisë. Në fakt, dje kuqezinjtë në ndeshjen e vlefshme për Grupin A “flirtoi” për një moment me fitoren, por nuk mundi të bëjë realitet një gjë të tillë. Ndeshja nis me një epërsi të lehtë të Algjerisë 4-3, ndërsa i thellojnë shifrat në 6-3. Shqiptarët e rërës nuk pajtohen me disavantazhin dhe hidhen në sulm, që rezulton i suksesshëm.
Shqipëria e drejtuar nga trajneri italian Andrea Freski merr kryesimin 11-8, 12-10, por nuk arrin të ruajë këtë rezultat deri në përfundimin e periodës së parë e fituar nga kundërshtarët 14-12. Pikë më pikë shkoi edhe perioda e dytë. Pas barazimit 7-7, Algjeria shënon pikën e tetë dhe të fitores. Krejt ndeshja përfundon 2-0 për Algjerinë.
Shqipëria merr pjesë në këto lojëra në 4 disiplina: beach volley me 2 ekipe (meshkuj dhe femra); hendboll në plazh; mundje në plazh dhe futboll në plazh. Disiplinat sportive në këtë premierë ndërkombëtare do të jenë: akuatlon, hendboll, futboll, tenis, volejboll, mundje, kanoe, vozitje ekip, not, not në det të hapur dhe ski në ujë.
/portali DurresLajm/